Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rogamit

Pershendetje dr deshta te pyes kam shtatzanine e pare, grupin e gjakut A negativ burri A pozitiv, mjeku me ka thene qe duhet te marr rogamin, a mundesh me me tregu se kur duhet ta marr injeksionin edhe pse mjeku me ka thene qe duhet ta marr ne javen e 28, une jam ne javen e 27, por kam degju qe merret 72 ore pas lindjes, ju pershendes e pune te mbare.

Verona Uka (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Verona

Çdo shtatzënë me faktorin rhezus negativ, rekomandohet të marë imunoglobulinën antirezus në javën e 28-të të shtatzënisë. kjo ka qënë arsyeja që mjeku ka rekomanduar injeksionin rogam. Deri 72 orë pas lindjes, injeksion rekomandohet vetëm në rastet kur fëmija rezulton me faktorin rhezus pozitiv.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti