Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zorra qorre gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr, kam shtatzanine e pare, jam ne javen e 27 para 1 muaji kam qene te kirugu me pat thene se e kam zorren qorre te ajun, qe 3 dite menxi qe po shkeli nuk me mban kemba dhe kam shume dhimbje ne anen e djathte, leukocitet me kane dale 10.8 a eshte dicka rrezik, qka me preferoni te bej? ju pershendes dhe ju pergezoj per punen.

Luljeta Arifi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Luljeta,

Pezmatimi i zorres qorre gjate shtatzenise eshte shume i rralle. Nese ndodhe atehere ti do te kesh dhimbje ne anen e majte e cila lehtesohet nese lakon kembet ne gjunj (sidomos kemben e djathte). Kur shtypet barku dhimbja behet me e forte (por duhet pasur parasysh se per shkak te rritjes se mitres, zorra qorre eshte zhvendosur perpjete dhe nuk gjendet ne vendin e saj te zakonshem). Ne analizen e gjakut leukocitet duhet te jene te rritura, ndonese kjo mund te mos ndodhe rregullisht.

Apendiciti (pezmatimi i zorres qorre) imitohet nga shume semundje tjera. Konsideroj se duhet te perjashtohen mundesite tjera te origjines se dhimbjes dhe te mos operohesh nese eshte e mundur qe ky operacion te shtyhet pas lindjes.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti