Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përcaktimi i gjinisë me ultrarreze

Pershendetje te thella nga ana ime doktoreshe... e gjithe kete ngarkese qe e ke per ne nenat je me shume se nje moter, mike apo shoqe... te falenderoj me shpirt per pergjigjet qe na jep... Zoti ju bekofte bashke me familjen tende... Pyetja ime eshte pak jashte teme! Doktoreshe me kane thene se per percaktimin e gjinise se femijes egzistojne disa klinika me ultrarreze me ngjyre qe shikojne embrionet mashkullore apo dicka tjeter nese sgaboj dhe te rekomandon doktori se kur duhet te nisesh femijen per gjinine qe do... kam nje vajze 3 vjece... dua te lind patjeter nje djale per ceshtje personale qe mos ta zgjas me shume ne detaje... ju lutem me ndihmoni dot ne kete drejtim qe te vije ne kliniken tende apo te me rekomandosh ne ndonje klinike qe di? Pres me shume padurim pergjigjen tende... urime te perzemerta.

Asi Gavro (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Asi

Në mentalitetin e shumë shoqërive, ekziston dëshira për të patur djalë. Nëse problemi do ishte ashtu siç e përshkruan, atëherë do të krijoheshin shoqëri vetëm me meshkuj ku femrat do të mungonin plotësisht. Dhe situata që do krijohej, nuk jep më mundësi që shoqëria njerëzore të riprodhohet. Por meqë kjo nuk ka ndodhur, duhet të kuptosh se me gjithë aftësinë e shkencës për të realizuar diçka të tillë, le ta respektojmë natyrën/zotin të bëjë zgjedhjen normale të gjinisë së embrionit/fetusit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti