javë pas jave
Përshëndetje Yllka,
Nëqoftëse bën fjalë për tubat e Fallopit, tubat ku kalon veza në mitër, ato vlerësohen se janë të hapura apo të mbyllura pa ndërhyrje kirurgjikale, por me ekzaminimin histerosalpingografi.
Kryej hsg-në dhe nëse tubat dalin të bllokuar, ndiq këshillat e mjekut tënd.
Stresi i madh mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe mund të ndikojë në statusin hormonal si tek femra ashtu edhe tek mashkulli. Do të ishte mirë, që jo vetëm për shkak të planifikimit të shtatzënisë të zvogëlosh nivelin e stresit, por nëse është e mundur, të provosh ta lirosh edhe me anë të aktiviteteve të rregullta fizike si noti, shëtitja, udhëtimi me biçikletë etj. Nëse nuk ke kohë për marrëdhënie të rregullta seksuale, përcakto kohën e ovulimin, dhe kryeji ato në ditët e ovulacionit.
Të uroj fat.


Pershendetje doktoreshe, jam 27 vjecare, e martuar qe tri vite, po kam deshire te mbes shtatzene po pa rezultat, kam qene te gjinekologu mire jemi edhe une edhe burri, po mjeku tha se duhet te shikohen edhe kanalet ku kalon veza mos jane te mbyllura, po kam frike shume, e kam lene njeher, si te veproj. Stresi sa ndikon ne mos shtatzani? Ju faleminderit shume per kohen qe na kushton.