javë pas jave
Pershendetje Melita.
Placenta eshte organi permes se cilit nena ushqen beben e saj dhe permes se cilit eliminohen produktet e panevojshme te frytit. Normalisht placenta duhet te shkolitet vetvetiu pas lindjes. Ndonjehere ndodhe qe placenta eshte e ngjitur per miter, domethene vilet e saj kane depertuar ne brendi te mitres. Kjo ka ndodhur ne rastin qe pyet ti dhe me pas eshte hequr mitra ne teresi. Per shkak te gjakderdhjes ka qene e nevojshme qe te jepet transfuzion gjakut. Nese pas operacionit pacientja e merr veten shpejt atehere nuk pritet te ndodhe ndonje komplikim shtese.
Pasi qe eshte hequr mitra, ajo grua nuk mund te kete me femije dhe nuk do te kete menstruacione. Nese mosha e saj eshte e re, atehere operatoret besoj se nuk i kane hequr edhe vezoret. Nese nuk i kane hequr vezoret, ajo nuk do te kete shenja te menopauzes (ne kete rast jatrogjene).
Gjithe te mirat.


Pershendetje doktor, ju lutem me shpejgoni per diagnozen placenta acreta? Pacientja eshte operuar ka linde, ka pas hemorragji, i eshte hequr mitra, ka marre gjak, cilat jane pasojat pas operacionit a mund te ndodhe dicka e rrezikeshme apo konsiderohet se ka kalu rreziku?Falemnderit per pergjigjen tuaj!