Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik dhe utrogestani!

Doktoreshe, meqenese mjeku gjinekolog i cili me percjelle shtatzanine gjendet jashte shtetit, po ju drejtohem juve per nje keshille. Dje kam perfunduar javen e 12-te te shtatzanise, dhe deri tani me udhezim te mjekut kam perdorur acidin folik dhe tableta utrogestan te cilat preferohen deri ne perfundim te javes se 12-te, meqenese une tani me kam mbaruar javen e 12-te, cka duhet te beje tani, te perdore vitamina tjera apo nese ndihem mire nuk kam nevoje te marr asgje? Kontrollen e rradhes e kam te caktuar pas 2 jave. Ju faleminderit paraprakisht!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Përdorimi i acidit folik si dhe utregestanit pas javës së 12-të nuk ka më asnjë lloj efekti. Që shëndeti amtar dhe fetal të jenë sa më normal, rekomandohet konsumi i vitaminave dhe kripëra minerare ndonëse nëna këto duhet ti marrë me anë të ushqyerjes natyrale. Kur konstatohet defiçit i tyre në organizëm, mjeku rekomandon marrjen e tyre me anë të suplementeve dhe I përshkruan ato në recetë. Nuk duhet harruar që marrja e hekurit të bëhet pas javës së 16-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti