Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja në fund të barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, faleminderit shume per pergjigjjet e juaja qe po na i lehteson problemet tona. Jam shtatzene 18 jave por nje gje po me shqeteson diteve te fundit. Kur po jam ulur dhe kur po ngritem ne kembe po duhet shume shume ngadale mu ngrit se po kam dhimbje ne fund te barkut dhe po ndihem me rende ne fund te barkut. Pata deshire te konsultohem me ju dhe te me jepnit nje pergjigjje, se cfare po mendoni ju per problemin time? Faleminderit shume per kohen tuaj qe po ndani me ne. Ju uroj nje dite te fresket.

afka Sfishta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Dhimbje në fund të barkut gjatë shtatzënisë, mund të kenë shkaqe të ndryshme. Midis tyre përmenden infeksionet urinare, infeksionet vaginale, rreziku i abortit, etj. Për këtë arsye të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës, si dhe vizitë gjnekologjike dhe mjeku do të bëjë edhe ekzaminim ekograf për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës. Duke analizuar rezultatet e ekzaminimeve, mjeku do të gjejë shkakun e dhimbjeve dhe do të rekomandojë trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti