Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Staphylococcus aureus tek foshnjat

Pershendetje Dr. Mimoza, a mund te me tregoni cfare infeksioni eshte staphylococcus aureus dhe sa eshte i rrezikshem per foshnjen? Ju faleminderit pres nje pergjigjje nga ju pasi jam shume e shqetesuar.

Blerina Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Staphylococcus aureus është banor i normal i organizmit njerëzor, në kushte të një koncentrimi të caktuar. Në kushte të veçanta, jep klinikën e vaginiteve duke u shoqëruar me shtim të sekrecioneve vaginale, dhimbje në fund të barkut etj. Nëse gjatë shtatzënisë nuk mjekohet ashtu si duhet, gjatë lindjes kur fëmija kalon nëpër rrugët e infektuara, infektohet edhe ai. Klinika që fëmija i infektuar paraqet, mund të jetë me ndryshime në lëkurë si pustule të mbushura me qelb apo edhe infeksione të mushkërive nga gëlltitja e sekrecioneve të infektuara, duke dhënë gjëndjen e një infeksioni të përgjithshëm që quhet septicemia e cila rrezikon jetën e të porsalindurit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti