Rreth pozicionit të fjetjes në shtatzëni
Ana Mukaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode edhe në krahun e djathtë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Jam 19 javeshe shtatzane, dhe kam filluar te bej nje gjume goxha te lodhshem, kjo per faktin sepse nuk gjej nje pozicion te favorshem, me duket sikur nuk eshte dhe beba rehat, mund te me thoni cilat jane pozicionet me te pershtateshme gjate shtatzanise?Me respekt Ana!