A duhet ta heq dhëmballën?
Anisa Arapaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa,
Në praktikat mjeksore, është e rekomanduar që gruaja shtatzënë duhet të konsultohet rregullisht me mjekun stomatolog për problemet e saj me dhëmbët. Vendimet për ndërhyrje si mbushje, heqje etj, merren sipas rastit dhe në bashkëpunim të mjekut stomatolog dhe obstetër. Stresi që vjen nga dhimbja e dhëmbëve, infeksioni i dhëmbëve apo i mishrave të dhëmbëve mund të sjellë probleme për fetusin.
Prandaj kur konsulta mjeksore e vlerëson të arsyeshme, pacientja shtatzënë mund të lejohet të kryejë ndërhyrje dhe mjekime tek dhëmbët apo mishrat e gojës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe, ne radhe te pare te falenderoj per pergjigjet qe na kthen. Jam shtatzane per here te pare dhe jam ne muajin e 6, por kam nje problem qe me shqeteson shume. Kam nje dhemballe e cila me eshte infektuar, kam pyetur disa njerez dhe thone qe nuk eshte mire qe ta heqesh, dentisti me tha qe mund ta heqesh, sot ne mengjes kur u zgjova dhemballa me eshte enjtur shume dhe kam dhimbje. Te lutem mund te me japesh nje mendim pasi kam frike se mos ndikon tek femija?