Këmbët e ënjtura
Florentina Ramadani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Florentina,
Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.
Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.
Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të ënjtjeve dhe dhëmbjeve të këmbëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Ju lutem a mund te me tregoni se a eshte dicka per tu shqetesuar nese ne muajin 3-te te shtatzanise kembet i kam te enjtura jashtezakonisht shume?