Folikulat e dobta
Lona Bullaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Inna
Në klinikën ku punoj, trajtimi me klomifen fillohet me një tabletë dhe më pas vazhdohet për çdo cikël menstrual duke u shtuar nga një tablet tjetër. Shtimi i numrit të tabletave bëhet deri sa të arrihet maturimi i folikulit, por këshillohet që numri i tyre nuk duhet të jetë më shumë e katër.
Të uroj fat.
Pershendetje dr. flm per ndihmen qe na ofron... kam nje pyetje ne lidhje me dobesimin e folikulave, une per disa muaj kam tentuar per nje shtatzani por pa sukses keshtu qe bera nje kontrolle dhe mora rezultat qe kisha folikulat e dobeta, dr me keshilloi qe te marr tabletat klomifen qe ne diten e pare te ciklit mestrual nga dy tableta ne dite... mos ndoshta jane shume dy tableta ne dite apo jo? Me respekt Ina.