Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dermatitis erythemsoquamosa

Pershendetje Doktoreshe, Une tani jam ne javen e 12 te shtatzanise, mirepo qe nga fillimi i shtatzanise me jane dale ne lekure disa sheja te cilat jane rritur me kohe dhe me shkaktojne kruarje, kam qene te dermatologu dhe me ka thene qe jane lloj i kerpurdhave te cila shkaktohen nga pluhuri i teshave te reja pasi te kem provuar diqka, si mjekim me ka japur nje puder te lenget per lyerje, mirepo deri me tani nuk ka pas sukes mu vetem se me jane shtuar edhe disa .. Ju lutem a mundeni te me sugjeroni ndonje gje.. Ju faleminderit.

Njomza Njomza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza

Zakonisht njollat në lëkurë dhe ankesa për kruajtje, lidhet me praninë mykut të lëkurës. Është e vërtetë se, shpesh dalja e tyre lidhet edhe me materialin e veshjeve që përdoren. Të rekomandoj të mos i përdorësh veshjet që vlerëson e të sjellin këtë situatë ose duhet ti lash ato pas çdo përdorimi me sapun/detergjent neutral. Këshilla e mësipërme e shoqëruar me preparatin efikas të rezultuar nga mykograma, janë zgjidhja e shqetësimit tënd.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti