Kur me be testin?
Hatixhe Spahiu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Esma,
Nëse ke menstruacione të rregullta, atëherë bëj testin pas dy dite nga vonesa e ciklit menstrual. Nëse nuk i ke të rregullta, bëj një beta hcg, për ta konfirmuar praninë e shtatzënisë.
Të rekomandoj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këktë kontakto mjekun gjinekolog, i cili do të bëjë rekomandimet e nevojshme mbështetur në gjendjen e shëndetit tënd riprodhues dhe të përgjithshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, ju falenderoj shume per pergjigjet tuaja, desha ta di e kam nje vajze kater muajshe menstruacionet sme kane ardhe ende mirepo frikesohem sepse mbreme burri su mbrojte ndersa herave tjera cdo here jam mbrojte sepse une sperdore dicka vetem mbrohet burri dhe desha ta di per me dite a kam mbet shtatzane mbrame kur duhet me be testin? Ju pershendes.