Kruarje në vaginë pas abortit
Agnesa Shabani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa
Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatet do e orientojnë mjekun për të rekomanduar trajtim efikas. Rekomandohet që pas abortit, tentativa për shtatzëni duhet të filloj pas 6-të muajsh. Kjo kohë është e nevojshme për të bërë një seri kontrollesh dhe analizat, për të gjetur shkakun e abortit dhe marrë masa për trajtim nëse është e mundur. Në jetën e përditshme, ka ndodhur që pas abortit shtatzënia të ketë ardhur edhe më shpejt se koha e rekomanduar dhe ajo të ketë patur ecuri normale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Mimoza na falni qe po ju lodhim me keto pyetjet desha te them ne lidhje me kruarjen ne vagine qe 5 nete pa nderprere kam dhe dhimbje te lehta po edhe sekrecione shume kam bile me nje ngjyre pak si ne te verdhe gje e cila sme ka ndodh asnjehere mos harroj para 2 muaje kam pas abort spontan dhe a eshte patjeter me prit 6 muaj per nje shtatzani tjeter? Flm shume e dashur.