Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion vulvo-vaginal

Pershendetje. Kam 40 dite qe kam lindur nje vajze ne menyre naturale. Doktori me beri disa qepje te vogla gjithashtu dhe nje qepje ne vulve pasi fijet kane rene vulva nuk eshte kthyer ne gjendjen e meparshme sepse nje pjese e saj eshe si nje pucerr: pak me e fryre, me e kuqe dhe kam pak dhimbje. Pas kontrollit te fundit qe bera doktori me tha qe kisha pak infeksion dhe po perdore ovulat vaginale Macmirror. Ne fakt nuk shikoj ndonje ndryshim. Dua te di nqs eshte kjo pjese e infeksionit apo qepja nuk eshte bere mire? a do te rikthehet vulva ne gjendjen normale? Flm.

Laureta Rakipllari (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laureta

Ndodh që edhe plagët operatore të inflamohen, por kjo nuk do të thotë që ato nuk shërohen dhe nuk kthehen në gjëndjen e mëparshme. Pas mbarimit të trajtimit të parë, bëj rikontroll për të vlerësuar gjendjen dhe nëse përmirësimi nuk është i dukshëm duhet të ndrohet preparati. Pas trajtimit të infeksionit, mjeku mund të gjykoj edhe mbi realizimin e suturave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti