Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje doktor i nderuar, deshta te ju pyes nese jam shtatzene a jo ciklin e fundit e kam pas me 7 qershor dhe gjithmone i kam cdo 28 por kohet e fundit ka ndodh qe edhe me 24 dhe 25 te me vien tash jane bere dy dite qe me jane vonuar shenja te shtatzanise i kam gjinjet e fryer si dhe urinimi i shpeshte si dhe lodhja e shpejte  me tregoni se kur duhet te bej testin si dhe a jane shenja keto pasi kam provuar te mbeten shtatzene qe 3 muaj rresht. Ju falenderoj per punen e bere dhe per pergjigjiet qe na i jepni.

Majlinda Shabani Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Majlinda,

Uroj qe akoma mos te te kene ardhur menstruacionet! Nga emaili yt e fitova pershtypjen se je e merakosur per faktin se edhe pse po perpiqesh qe te mbetesh shtatzene, edhe pas tre muajsh s'ka diçka te re. Po te shkruaj per te ta hequr merakun qe mund te kesh. Edhe nese as kesaj here nuk ka ndodhur shtatzenia, nuk duhet te brengosesh. Ne e konsiderojme problem nese nje grua nuk mbetet shtatzene pas 12 muajsh marredheniesh te rregullta te pambrojtura seksuale.

Gjithe te mirat.

Majlinda Shabani Berisha (14 vite më parë)
pershendetje doktor i nderuar ju falenderoj dhe nje her per pergjigjien tuaj, kam ber testin e shtatzanis me ka dal pozitiv si dhe kam vajtur ne vizit tek gjinekologu ku me ka konstatuar se jam ne javen e 6 te shtatzanis ju uroj gjith te mirat

/komuniteti