Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet

Pershendetje doktoreshe,


menstruacionet e fundit i kam patur me 09.12.2009, tash kam levizje shume te shpeshta te bebit, kam frike se a mund prej levizjeve femija te lidhet me zorre apo diqka kesi lloj, dhe pyetja tjeter eshte se a mund te bej depilim intim ne kete kohe, a paraqet ndonje rrezik ne keta muaj te shtatzanise qe jam.


Faleminderit shume. Pune te mbare.

Geta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar Geta

Brënda dy javësh jeni afër evenimentit më të bukur të jetës tuaj. Zakonisht në këtë periudhë lëvizjet e bebit fillojnë e qetësohen dhe bebi merr pozicionin drejt daljes në jetën ekstrauterine. Prandaj për ankesat që keni do të ishte mirë t’i konsultonit me mjekun që ka ndjekur shtatzëninë tuaj. Mjeku duhet të shikojë shumë shpesh gjëndjen e përgjithshme tuajën dhe të fëmijës.

Ju a zygjeroj këtë konsultë pasi si lëvizjet e shpeshta ashtu dhe ato më të rralla, janë shenjë e asaj që në gjuhën mjeksore quhet “soferencë”, në gjuhën popullore “vuajtja e fëmijës” në barkun e nënës.

Ju mund të kontrolloni vetë numrin e lëvizjeve të bebit në një interval të caktuar kohor. Kjo mund të bëhet çdo ditë rreth 4 orë në të njëtën kohë. Pasi të keni realizuar rregjistrimin për rreth një javë, tregojani mjekut tuaj. Ai do vlerësoj rezultatin e kësaj prove, dhe do bëjë ekzaminimin ekografik (fluksimetrinë), që është matja sasisë së gjakut që kalon në vazat e bebit, dhe kardiotokografinë që është matja e rrafjeve të zëmrës së fëmijës për një periudhë të caktuar kohore. Nga këto të dhëna si dhe nga rregjistrimi i lëvizjes së bebit, mjeku nxjerr përfundime nëse ju do të keni mundësi për lindje normale, apo për lindje të asistuar.

Uroj të mos keni komplikacione dhe të keni lindje normale.

/komuniteti