Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëkura e barkut me dhimbje

Pershendetje dr. jam ne javen e 32 te shtatzanise sime eshte e para femije qe pres desha te bej pyetje se rreth kerthizes me jane lajmeru si vena te kuqe dhe me eshte forcuar barku shume, a eshte ndonje gje keq dhe nganjehere po kam si dhimbje te vogla lekures se barkut?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda,

Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep dhembje apo edhe kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti