Uterus arkuat
Ina Tola
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ina,
Uterusi arkuat apo mitra në formë zemre, është anomali e ndërtimin anatomik të mitrës. Kjo situatë nuk ka ndikim thelbësor në fillimin e shtatzënisë, por kur ajo ndodh, ka shumë mundësi për lindje parakohe. Trajtimi i kujdesëshëm i shtatzënisë, bën që edhe në raste të tilla, shtatzënia të shkojë deri në fund me sukses.
Të uroj fat.
Ne rradhe te pare ju uroj pune te mbare! Problemi im eshte ky. Para nje jave bera nje eko dhe me tha qe dyshojme per uterus arkuat, por kur e pyeta mjekun me tha qe nuk eshte asgje por do shohim dhe me nje tjeter kontroll vaginal. Por nuk e di pse me ka mbetur mendja dhe nuk jam e qete. une kam 2 viete ca qe kerkoj per nje bebe dhe asgje. ka kjo lidhje me mosmbetjen shatezane dhe ca me keshilloni? Ju faleminderit.