Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja në bark gjatë ditëve të ovulimit

Pershendetje doktoreshe, desha te pyes para tre dite kam pas diten e ovulimit dhe kam pas nje dhimbje te madhe ne bark ne anen e majte dhe ne te djathte por ne te majte me shume a eshte dicka rrezik apo normale per nje ovulim normal dhe sekrecion kam pas pak sa di une eshte normale dhe te nesermen skam pas ate dhimbje, flm shume qe po mundoheni per pergjigjjet tona.

Aldia Aldia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bardha

Edhe ovulacioni mund të shoqërohet me dhimbje të lehta në fund të barkut. Meqë ke vërejtur shtim të sekrecioneve vaginale, kontakto një mjek gjinekolog për të bërë vizitë vaginale dhe analizë e kulturë të sekrecioneve vaginale. Në bazë të rezultateve, mjeku do të japë trajtim nëse është e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti