A jeton fëmija në muajin e 8?
Festina Aliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Festina,
Rreth 95 % të foshnjeve të lindura në këtë kohë mbesin gjallë. Shumica e tyre peshojnë nga 1.4 deri 2.3 kg. dhe duken më të dobëta nga foshnjet e lindura me kohë. Disa mund të marrin frymë vetë dhe disa kanë nevojë për oksigjen shtesë për të ju ndihmuar që të marrin frymë. Disa mund të ushqehen me qumësht gjiri apo me shishe, por ato të cilat kanë vështirësi në frymëmarrje do të kenë nevojë të ushqehen nëpërmjet tubës.
Ju uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje une jam ne muajin e 8 te shtatzanise ne javen e 32 deri tash qdo gje ka qene ne rregull para 4 jave kam bere nje kontroll te gjinokologu dhe me ka thene qe qafa e mitres eshte e zbutur tani po ndi kapak dhimbje te shpines dhe nuk po ndihem mire ne rast se ndodh me lind a jeton femija ne muajin e 8 psh ne javen e 32 - 33 dhe a eshte i rrezikuar nese lind? ju faleminderit.