Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mospirja e ilaçeve dhe ndikimi i kësaj në shtatzëni!

Pershendetje doktor, jam ne fund te muajit te 7, por po i neglizhoj ilacet, jam duke pire hekur dhe acid folik. A ndikon kjo per keq ne shtatzani pasi spo i pi me rregull? Dhe kohet e fundit kam filluar te kem shume dhimbje koke. Kam shume lodhje dhe stres ne pune. Po kjo si ndikon tek bebi? Faleminderit.

Shqiponja Celepija (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqiponja

Marja e suplementit me hekur gjatë shtatzënisë, rekomandohet nga java e 16-të deri 45-së ditë pas lindjes. Po kështu veprohet edhe për multivitaminat dhe kripërat minerare. Acidin folik do bësh mirë ta ndërpresësh.

Për ankesën që paraqet, bëj analizë të gjakut komplet dhe kontakto mjekun për të matur tensionin arterial.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti