Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sot po e ndjej bebin të lëvizë shumë pak

Jam ne javen e 27 te shtatzenise, sot po e ndjej bebin te levize se shume pak zakonish te levize shume here qe une u ulja apo beja pushim. Sot e kom nje ndjenje te fryrjes se barkut edhe eshte me i fort se zakonisht edhe kam dhimbje sikur therrje ju lutem ma ktheni pergjigjen se u cmenda. Falemnderit! Ps: eshte shtatzania e pare e imja!

Fjolla Cabra (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fjolla,

Ju mund të kontrolloni vetë numrin e lëvizjeve të bebit në një interval të caktuar kohor. Kjo mund të bëhet çdo ditë rreth 4 orë në të njëtën kohë. Pasi të keni realizuar rregjistrimin për rreth një javë, tregojani mjekut tuaj. Ai do vlerësoj rezultatin e kësaj prove, dhe do bëjë ekzaminimin ekografik (fluksimetrinë), që është matja sasisë së gjakut që kalon në vazat e bebit, dhe kardiotokografinë që është matja e rrafjeve të zëmrës së fëmijës për një periudhë të caktuar kohore.

Çdo të mirë.

/komuniteti