Konstipacioni gjatë shtatzënisë
Anila Pisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Konstipacioni është një fenomen që njihet në shtatzëni. Kjo ndodh si pasojë e rilashimit të muskulaturës së lëmuar të zorrëve dhe e shtypjes së pjesës fundore të rektumit nga mitra dhe nga pjesa paraqitëse në fund të shtatzënisë. Mirë bën që konsumon produce me fibra si dhe fruta dhe perime. Gjithashtu shto edhe marrjen e lëngjeve si dhe konsumo sa me shumë komposto kumbulle.
Ecjet e gjata, por jo të mbi lodhshme, përmirësojnë lëvizshmërinë e zorrëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam 22 javeshe shtatzane edhe kam 1 jave qe vuaj nga konstipacioni kam perdorur ushqime me fibra edhe fruta e perime te shumta po sme kane bere gje, sot perdora glicerolo nuk me beri efekt keshtu qe u detyrova te perdor mikroklizma po nuk e di kam frike mos kane efekt t demshem tek bebi. Mund te me jepni nje informacion?