Lindja cezariane e realizuar në javën e 37-38
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Pershendetje Luljeta,
Normalisht prerja cezariane nuk kryhet pa u kompletuar 39 jave te shtatzenise. Rrethanat tua qenkan te veçanta. Edhe pse lindja konsiderohet ne termin (pra jo para kohe) pas javes se 37, ne nuk e kryejme lindjen me operacion pa u kompletuar 39 jave.
Gjithe te mirat.


Pershendetje dr. Morina. Jam ne javen e 31 te shtatzanise. Kam pas edhe nje lindje para 5 vitesh (me prerje cezariane), me shtatzanine eshte gjithcka ne rregull, disa probleme normale te zakonshme. Perndryshe vazhdoje te qendroj ne vendin e punes. Qe te mos e zgjase shume, do te doja te informohem (pasi qe edhe kjo lindje do te kryhet me prerje cezariane, ne konsultim me gjinekologun), nese do te kete probleme per bebin, nese do te kerkoja qe lindja te realizohet ne javen e 37-38 te shtatzanise. Nuk kam probleme, bebi eshte i zhvilluar shume mire, do te thote kontrolla e fundit e realizuar me daten 18.06, bebi peshonte me shume se 1.950 kg. Insistoj ne lindje me te hershme, per arsye se kam frike se do te humb vendin e punes. E natyra e punes time e kerkon qe une te jem ne pune me heret dhe te shkoj ne pushim te lindjes sa me vone qe mundem. Ju falenderoj shume paraprakisht Luljeta Duraku.