Strisho cervikale-vaginale
Valmire Hoti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valmira
Staphylococcus aureus është një banor i zakonshëm i florës vaginale, porn ë kushte të veçanta jep klinikën e vaginitit. Trajtimi i tij bëhet me antibiotik, por preparati vlerësohet nga antibiograma dhe jo thjeshtë strisho cervikale dhe vaginale. Këtë kërkoji mjekut dhe sipas rezultatit, ai do të rekomandoj antibiotikun në efikas.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr, jam shtatzene ne javen e 22-te, kam infeksion prej fillimit te shtatzanise dhe gjinekologu im nuk mund te ma hjek kete lloj infeksioni eshte hera e 4 qe po i perseriti analizat po asnje ndryshim edhe pse kam perdore terapi edhe me antibiotike, kam perdore cefalaksin, amoxecilin edhe qira gavinalpor kot tash heren e fundit gjinokologu im me tha te pres nuk di cfare te bej nuk po shoh ndryshime, ishalla nuk ka rrezik i perserisim prape analizat pas nje muaji, heren e fundit me ka dale ky rezultat, ne st cervikale dhe vaginale ka prani te bakterieve, staphylococus aureus, ju lutem doktororeshe me ndihmoni cka te veproj a te pres edhe nje muaj mos ka ndryshim pa terapi vetem me ndihmen e zotit apo cka te veproj edhe sa mund te jete e rrezikshme kjo diagnoze? ju faleminderit shume pres pergjigjjen tuaj.