Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në ngjyrë kafe

Pershendetje jam ne javen e 9 te shtatzanise dhe kontrolli im i fundit tek gjinekologu ka qene me 03.07.2012 dhe sipas gjenekologut gjithqka eshte ne rregull. Por brenga ime eshte qe mbreme kam patur gjakderdhje me ngjyre kafe te mbyllet dhe sot gjate urinimit kam pasur pak rrjedhje te ngjyres te kafte a eshte gje shqetesuese apo eshte normale? Me respekt Adelina.

Adelina Kamberaj-shala (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina,

Gjakrrjedhja në shtatzani asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale. Nuk është shenjë e mirë gjakrrjedhja, qoftë edhe me ngjyrë të kaftë. Edhe mundet që sekrecionet kafe që përshkruan, të mos ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë, por duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog, i cili me anë të ekzaminimeve ka mundësi të përcaktoj shkakun e kësaj hemorragjie të lehtë dhe ta dominojë atë me preparate mjeksore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti