Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhje gjatë ovulimit

Pershendetje doktor... Kemi 4 muaj me bashkeshortin qe provojme per shtatzani. Kalendari me thote se ovulimin kam nga data 12 deri me 15-16 kurse sot eshte data 9 dhe pata gjakrrjedhje te kuqe (gjak i paster) sikurse kur do me me ardhe cikli dhe se bashku me te pata edhe sekrecione te bardha sikurse e bardha e vezes (mucusi). A eshte kjo shkas i ovulimit une ciklin e fundit e kam pasur me 28 qershor dhe mendoj qe eshte heret per ovulimi a eshte e mundur kjo? Edhe diqka dua te permend se edhe muajin e kaluar kam pasur te njejtin gje. Ju falemnderoj nga zemra.

Nina Xxx (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nina,

Eshte e mundur qe ne kohen e ovulimit te kesh gjakrrjedhje te pakte nga vagina. Poashtu eshte krejt normale qe ne kohen e ovulimit sasia e sekretit te jete e shtuar dhe sekreti vaginal te jete me i lengshem.

Gjithe te mirat.

/komuniteti