Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet gjatë ovulimit

Pershendetje doktoreshe. Kalkulatori i ovulacionit me thote qe ditet fertile i kam nga data 9 deri 15 korrik pra diten e pare te ciklit te fundit e kam pasur me 28 qershor. Sot, data 9 kisha pak sekrecione si e bardha e vezes dhe me pak gjak, ma mer mendja qe ishte mucus cervikal. Gjatë ketyre diteve te ovulimit cila eshte dita me fertile a mund ta dime kete dite a po jo... Dhe nese nuk e dim atehere sa shpesh duhet te kemi maredhenie gjatë ovulacionit per te filluar nje shtatzani? Dhe desha te shtoj qe nuk kam gjinje te ndjeshem a eshte e mundur qe gjatë ovulimit mos te kemi gjinje te ndjeshem? Ju pershendes nga zemra!

Nina Xxx (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nina

Ditët e sakta të ovulacionit mund të gjënden duke matur temperaturën bazale nga dita e parë e ciklit. Kur termometri të shënojë mbi 37.5 Cº, është periudha më të favorshme për të kërkuar shtatzëni. Rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.

Të uroj fat.

/komuniteti