Gjakderdhje në shtatzëni
Hana Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Hana,
Rreziku i abortit ndodh të paktën në 20% të grave shtatzëna, të cilat paraqesin gjakrrjedhje vaginale gjatë tremujorit të parë. Kjo përqindje është më e rritur tek gratë që kanë shtatzëni të shumëfishtë, pra presin të lindin dy ose më shumë bebe. Në shumicën e rasteve mendohet se gjakrrjedhja e ka origjinën nga shtrati i implantimit të vezës. Shpresoj që ngjyra e sekrecioneve do të vijë duke u çelur dhe ta kaloni rrezikun e abortit.
Me dëshirë ju uroj shtatzëni normale.
Pershendetje doktoreshe... Jam shtatzënë 6 javë e disa ditë. Qe tre ditë po kam menstruacione ngjyre kafe në të zezë. Dje kam pas marramendje. Para 5 dite kam qene në kontrolle te gjinekologia dhe më ka thënë se gjendja në këtë fillim është delikate dhe ka mundësi mos me u zhvillu. Edhe katër ditë kam termin tek gjinekologia por desha të di se a jam në rrezik për abort a jo? Ju përshendes.