Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Llogaritja e moshës së shtatzënisë

Pershendetje dr... motra ime eshte 35 jave shtatzane dmth prej dites se pare te mujoreve te fundit i bjen te jete 35 jave... para dy dite kishte qene ne kontrolle edhe doktoresha i kishte thene se je dy jave me e vogel dmth beba eshte dy jave me e vogel ..pyetja eshte kjo: si duhet tash motra ime ti numeroj javet e shtatzanise? ti numeroj ne baze te dates se mujoreve, qe i bjen 35 jave? apo ti numeroj ne baze te asaj qe i ka thene gjinekologja ne kontroll se beba eshte 2 jave me e vogel... pres pegjigjen tuaj. Ju flm shume.

Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Nadi,

Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti