Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Eko dhe mërzia gjatë shtatzënia

Pershendetje doktoreshe Moza ju komplimentoj edhe ju jam shume mirenjohese per keshillat tuaja ...une jam ne javen e 31 edhe deshiroj te bej nje eko per te pare se ne cfare pozicioni ndodhet femija , a ka filluar te kthehet apo jo me koke posht por kam degjuar qe ekoja ne keto jave te fundit eshte e demshme edhe shkakton zbardhje te femija (zbardhje te tipareve, flokeve, lekures) pra shkakton demtim dua te di nese eshte e vertete kjo? a duhet te kem frike per eko? edhe dicka tjeter kam dite qe jam shume e merzitur nuk e di se nga me vjen kjo merzitje ...ndoshta eshte edhe ankthi per lindjen pasi te them te drejten e kam pak frike ndoshta ngaqe eshte i pari edhe une tek pjesa e legenit jam e ngushte edhe kam frik se do kem probleme... faleminderit! me shume respekt Nertila.

Nertila Doko (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nertila,

Unë nuk di se ka studime që të njoftojnë se ekografitë kanë influencë negative tek fetusi.

Ekziston një lidhje midis mëndjes dhe trupit, në funksionin riprodhues të gruas. Për këtë arsye merzia, ankthi nuk sjellin pasoja të mira në shtatzëni. Fazat e përshtatjes psikologjike ndaj një shtatzënie, mbeten akoma për tu studjuar. Këshillohet që të inkurajohet mbështetja e gruas gjatë gjithë kohës dhe të mbahet ajo në gjendje humori. Një këshillim me specialistin psikolog, do të lehtësonte situatën tënde nëse e konsideron se është e vështirë.

Uroj që të lindësh një fëmijë të bukur.

Nertila Doko (14 vite më parë)
shume faleminderit :)

/komuniteti