A kam gjasa apo skam të ngelem shtatzënë?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje
Një nga shenjat e shtatzënisë është edhe mosardhja e mestruacioneve. Përderisa ty të ka ardhur cikli, nuk dyshohet për prani të shtatzënisë. Nga të dhënat ekografike, mos formimi si duhet i endometrit mund të ketë lidhjë me nivelin e ulur në gjak të estrogjeneve dhe progesteronit. Kërko nga mjeku të bësh ekzaminimet për të vlerësuar nivelin e tyre në gjak dhe pas kësaj ai do të japë rekomandimet e nevojshme.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Moza me fal nese jam bere e tepert me pyetjen time por mua akoma sme erdhi pergjegjeja edhe ju shkruaj perseri, kam pas marredhenje 4 dite para ciklit, cikli me ka ardhur tani a kam gjasa te mbetem shtatzane apo me ardhjen e ciklit dihet se skam ngelur apo me duhet me pritur deri ne periodat e ardhshme, edhe nje gja para 2 muajve kisha pak problem me cikel me erdh cdo 2 jave kam perdorur bromergon, 4 jave nga gjysem tablete 2 here ne dite, edhe me ka thene mjeku se kam pak gji tash jam mire skam me probleme edhe mitra ne avf madhesi 3.6/3.2/3.5 cm, endometrium i paformuar, por se kam kuptu mire kete me endometrium i paformuar, a mundem me ma spjegu me pak fjale, ju faleminderit. A eshte ndonje gje serioze? faleminderit.