Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi djegës në shtatzëni

Pershendetje doktor,  jam ne javen e 17 te shtatzenise, dhe desha te di se a i ben dem dicka bebes ngrenia e ushqimit djegest? Flm shume.

Dona M. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dona,

Konsumimi i ushqimeve pikante mund të jetë jokomfort, sidomos pas gjysmës së tremujorit të fundit të shtatëzanisë, kur barku juaj të jetë fryrë dhe të jeni të prirur për të pasur thartirë të stomakut. Madje disa shtatëzëna kanë thartirë të stomakut shumë më herët.

Ushqimi pikant është i sigurtë për foshnjen tuaj, por ato do të ju bëjnë jokomfort, sidomos nëse nuk i përdorni në përgjithësi. Shumë gra shtatëzëna do të vuajnë nga thartira e stomakut dhe ushqimi pikant mund ta acarojë atë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti