Gjakderdhje vaginale
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje
Në mënyrë të përgjithshme, çifteve që kërkojnë shtatzëni, u rekomandohet që paraprakisht të bëjnë këshillim parakoncepsional. Prandaj të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, i cili pas vlerësimit të shëndetit riprodhues tëndin dhe bashkëshortit, të rekomandoj edhe disa analiza të tjera specifike për të konfirmuar dhe trajtuar problemet e mundshme.
Pas këtij takimi, uroj që shtatzënia të jetë sa më e shpejtë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje... kam qe ne muajin maj qe nuk me kane ardhur periodat kam bere dy teste shtatzanie me kane dale negative theksoj qe kam 6 muaj qe tentoj te mbetem shtatzene tani ka nje jave qe kam gjakderdhje osa perioda se di si ti quaj se i kam ne ngjyre te kafte te paket dhe shume pak me rrjedhin me kane ndejte nje here 1 dite pastaj prap pas dy tri ditesh prape dhe akoma i kam mund t`me thoni cfare eshte ka mundesi te kem mbetur shtatzene apo eshte dicka tjeter? Testin e fundit e kam bere 2 dite para se te me shfaqen keto dhe me doli negativ, cfare me sygjeroni te bej? Shume flm.