Acidi folik
Noa Noa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erjona
Mirë do ishte që suplementet me multivitamina dhe minerale, të merren në të njëjtin orar. Por nuk ka rëndësi të madhe edhe marrja e tyre e spostuar prej disa orësh. Acidin folik duhet ta përdorësh së paku deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Gjithashtu bën shumë mirë që konsumon sasi qumështi, pasi organizmi i shtatzënës ka nevojë edhe për të.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje une jam ne javen e 8 te shtatzanise. Deri tani kam pas shtatzani te mbare pa te vjella. Kam gati 22 dite qe perdore acid folik. Doja tju pyes a ka problem nqs acidin folik nuk e pi ne orar fiks? Ka pas raste qe dhe kam harruar dhe e kam pire 30 min me vonese ose edhe 2 ore. Sa per kalcium doktori nuk me ka rekomanduar por kam marre nje lloj qumeshti ne kuti qe e pi cdo mengjes dhe thote se ka kalcium. A eshte e rekomandueshme kjo? Ju faleminderit.