Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam gjakderdhje që 12 ditë pa ndërprerë!

Pershendetje. Ciklin menstrual e kam zakonisht nga data 15 por kesaj radhe gjate marredhenjeve nuk jam mbrojtur dhe kam perdorur tableta per mbrojtje Postinor pas 12 ore qe ne paketim jan4 vetem 2 dhe cikli me eshte crregulluar cikli ka arritur me daten 1 te ketij muaji dhe ende nuk eshte nderprere zakonisht tek une pas lindjes se femijes me zgjasin 6 deri 7 dite por tani jane bere 12 dite, a eshte diqka per tu shqetesuar a duhet ti drejtohem gjinekologut, cfare me sugjeroni faleminderit shpresoj te kem qene e qarte ne pyetje.

Dhurata Mehmeti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dhurata

Tabletat kundër shtatzënisë së pa dëshiruar që ke përdorur, janë shkaktar të çrregullimit të ciklit menstrual. Kontakto mjekun gjinekolog për të bërë disa ekzaminime të nevojshme, për të rekomanduar trajtimin me estroprogestativ që në rastin tënd është i nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti