Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth hekurit

Pershendetje e nderuar edhe ju flm shume per pergjigjet qe na jep se me te vertete na ndihmon shume... Kisha edhe nje pyetje une ne tre muajt e pare te shtatzanise kam pire acid folik edhe utrogestan... E prej atehere mjeku me ka dhene vetem vitamina (megadyn pronatal)... E shof se shume shtatzana ketu ne portal po pin edhe hapa per hekur edhe njeres i kishit thene se hapat e hekurit pihen prej javes se 16 e mu sme ka dhene mjeku mi pi hapa per hekur, jam ne javen e 27, mos eshte keq qe nuk me ka dhene me pi? Mos i bej diqka dem bebes? Mos nuk eshte tu mu ndjek shtatzania si duhet nga ana e mjekut... Ne kontrolla shkoj rregullisht cdo muaj edhe analiza kam be qka me ka thene... Strisho vaginale nuk me ka be asnjehere.... Ngeleni e pershendetur.

Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nadi

Hekuri është nevojë e shtuar e organizmit të gruas shtatzënë. Shpesh me anë të ushqimeve, vitaminat dhe krirat minerale nuk plotsojnë nevojat e shtatzënës, prandaj kërkohet konsumi i suplementeve.

Marrja e hekurit rekomandohet që të fillohet në javën e 16-të të shtatzanië e të përdoret deri 45së ditë pas lindjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti