Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pagjumësia gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuara doktoreshe. Jam shtatzene dhe tash kam 37 jave, qe nje muaj e gjysme nuk mund te fleje fare as diten e as naten dhe ndihem shume e lodhur dhe e stresuar ne te njejten kohe. Ne momentin qe e ve koken ne jastek me duket se po me zihet fryma dhe nuk mund te marr fryme si duhet. Cfare duhet te bej ne kete rast dhe a mund te perdore dicka qe do te mund te me ndihmonte? Ju falenderoje shume.

Eli Selmani-rexhepi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli,

Mungesa e gjumit sidomos gjumit të natës, nuk është pasojë direkte e shtatzënisë. Largimi i tij, mund të vijë si shkak i së panjohurës. Të rekomandoj që duhet të lexosh dhe të mësosh rrugën e ecurisë së shtatzënisë. Ajo është një rrugë e tjeshtë, e bukur dhe pa ndërlikime. Besoj se pas kësaj, do të jesh më e qetë dhe do të bësh gjumë të plotë.

Unë nuk i rekomandoj shtatzënave të pagjuma, të përdorin qetësues farmaceutik. Ndonjë çaj si kamomili, mundet të jetë efektiv.

Uroj të kalosh një shtatzëni të lehtë.

Eli Selmani-rexhepi (14 vite më parë)
Ju falenderoje shume per pergjigje. Une dje isha ne kontroll te doktoresha qe kontrollohem nga fillimi i shtatezanise dhe ajo me preferoi te perdor bensedin 2mg, por jo cdo dite. Une po e shof qe ju nuk rekomandoni qetesues farmaceutik. Pyetja ime eshte a me bejne dem nese i perdor bensedinin apo jo? Gjithashtu beba eshte e kthyer me koke nen harkun kostal majtas. A eshte rrezik apo jo? Ju falenderoje edhe njehere per pergjigjet e tua te shpejta dhe te sinqerta

/komuniteti