A i kam në rregull menstruacionet?
* A & D *
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aurora
Me dy datat që përshkruan, më jep idenë se cikli yt menstrual është prej 25 ditësh. Cikli menstrual konsiderohet normal, kur ai vjen çdo 28-të ditë ose në një nga ditët minus/plus 7 ditë nga 28 ditëshi.
Ditët e ovulimit, janë diku në mes të periudhës së ciklit menstrual. Atë mund të gjenden edhe nga vetë gruaja, duke marrë vlerësuar temperaturën bazale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha te te pyes a i kam ne rregull menstruacionet, muajn e kaluar i kam pas me 18-06... kurse kete muaj me kane ardhur sot dmth me 13-07... a jane ne rregull keshtu sepse cdo muaj me vijne 5 dite perpara... dhe mundesisht te me tregosh kur do i kem ditet e ovulimit, sepse te kalendari i ovulimit nuk me del mire... Ju pershendes dhe ju falenderoj per kohen qe dot ndani per mesazhin tim.