javë pas jave
Përshëndetje Aferdita,
Acidin folik duhet ta përdorësh gjer në javën e 12 të shtatzënisë ndërsa dhimbjet në fund të barkut konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë, kur nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje.
Për nënat e ardhshme udhëtimi me makinë, paraqet një nga mjetet e udhëtimit më të mira, megjithëse, udhëtimi i gjatë më shumë se 6 orësh, paraqet lodhje të tepërt. Për këtë, nëse udhëtoni në rrugë të gjata, është e rëndësishme ta organizoni rrugën nëpër etapa.
Gjatë udhëtimit bëni pauza çdo 1,5 – 2 orë. Shëtitni minimum 5 – 10 minuta ashtu që të ju qarkullojë gjaku. Edhe gjatë vozitjes bëni ushtrime të thjeshta për këmbë (rrotulloni shputat dhe gishtërinjtë).
Poashtu, duhet ti shmangeni udhëtimeve në kohë të nxehtë, prandaj më së miri është të udhëtoni në mëngjes. Nëse keni klimë në makinë, rregullojeni ashtu që temperatura të jetë 4-5 gradë më e ulët se sa jashtë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje, sot kesh te mjeku me tha i ki 6 jave dhe me dha acid folik me perdor me tha mire 6.5 mm ajo bebes a eshte normal per kete kohe 6 jave tash kam termin me 3 gusht tani masandej ka me udhetu per Kosove me burre me kerr, ok flm per pergjegje nganjehere po kam dhembje te lehte a eshte normal? Te pershendes.