Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja e gjymtyrëve

Pershendetje, jam ne javen e 13 dhe kane filluar te ma ajen duart dhe kembet, kisha pak deshire qe te di a eshte ndonje problem per beben time?

Fitore Fejzullahu Dansefa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore,

Pasi që gjatë shtatzënisë mblidhet më shumë ujë në organizëm, vie deri te ënjtja e gjymtyrëve. Në mbrëmje, sidomos nëse koha është e nxehtë ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në këmbë, uji mblidhet në pjesët e poshtme të këmbëve.

Ju duhet që të:

- Evitoni të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë;

- Veshni këpucë të rehatshme;

- Mbani këmbët lartë; përpiquni që të pushoni një orë në ditë me këmbët e ngritura më lartë se niveli i zemrës;

Bëni ushtrimet e këmbëve – kjo ju ndihmon.

Fitore Fejzullahu Dansefa (14 vite më parë)
ju faleminderit shum...kaloni dit te bukur

/komuniteti