Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim i menstruacioneve

Pershendetje MD Mimoza. Kam nje pyetje lidhur me menstruacionet. Jam e martuar qe nje vit cdohere i kam pasur menstruacionet me daten e i kam perfundu por ne kohen e fundit nja 3 muaj kam pasur vonese deri me 2 jave, 1 jave tash ne dy muajt e fundit me vin me heret se data qe me vin dy dite me heret burrin nuk e kam qe dy muaj nuk jemi afer a eshte e vertet qe thojne te lypin femije kur ki crregullime kur te vin me heret? Faleminderit per kohen. Ju pershendes perzemersisht.

Luljeta Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Ajo që përshkruan, ka të bëjë me çrregullime menstruale dhe aspas me thëniet të kota besytnish. Të rekomandoj të bësh ekografi për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Ky ekzaminim së bashku me disa analiza të tjera që do të rekomandojë mjeku gjinekolog, mund të gjendet shkaku e crregullimit dhe të do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti