Rreth fillimit të shtatzënisë
Flori Flor
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Të uroj për shtatzëninë e filluar. Kontakto mjekun obstetër-gjinekolg për të konfirmuar shtatzëninë edhe me ekzaminim ekografik me sondë vaginale. Gjithashtu ai do të rekomandoj të fillosh menjëherë acidin folik, i cili ndihmon në parandalimin e anomalive në tubin neural të bebit si dhe do të vlerësoj gjendjen e përgjithshme shëndetsore për të patur ecuri normale të shtatzënisë.
Problemi shëndetsor që referon, nuk ka lidhje me mbarëvajtjen e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr Mimoza, te pergezoj per punen qe ben. Une dua te di dicka me date 11.06.2012 pata ciklin e fundit tani kane kalu 3 dite, dhe sot ne mengjes bera nje test dhe me doli pozitiv naturisht u gezova shume se kam 7 muaj qe tentoj, me thuaj te lutem kur duhet te shkoj mjeku per kontrolle. Edhe dicka tjeter para 1 viti e 7 muaj jam bere operim nga temthi me sonde ose me shpim, a ka ndonje problem me ecurine e shtatzanise kjo dhe nese po mund te mi thoni ju lutem se jam shume ne merak se nuk kam informacion? Te uroj gjithe te mirat dhe nje dite te bukur.