Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e nevojshme

Pershendetje doktor. Jam gati ne javen e 9 te shtatzanise, kam degjuar qe pas javes se 15 behen ca analiza gjaku por kur pyeta doktorin qe ndjek shtatzanine time me tha qe s`eshte e nevojshme thjeshte ne javen e 13-14 do shohim trashesine e qafes se bebit nqs eshte ne trashesine 2.5 te lejuar. Ju lutem dua te di a duhet ti bej ato analiza sepse shume nena kam degjuar qe i kane bere. Ca rendesie kane a jane te nevojshme? Ju falemderoj shume per ndihmen qe na jepni.

Noa Noa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Erjona,

Në javën e 12 të shtatzënisë, bëhet një kontrollë shumë e rëndësishme ultrazëri, ku mjeku juaj kontrollon se sa e madhe është rrudhja në qafën e frytit, nëse është e pranishme kocka e hundës dhe në mes tjerash bëhet vlerësimi i përqindjes së rrezikshmërisë nga Sindromi Daun. Pas kësaj kontrolle, më së miri në mes javës së 13 dhe 13,5 të shtatzënisë, duhet bërë Dabëll testi nga gjaku i shtatzënës.

Pas javës së 15 të shtatzënisë, mjeku juaj do të vlerësojë nëse duhet të bëni edhe Tripëll testin. Poashtu, ky test mund të bëhet edhe nëse shtatzëna më parë ka kryer Dabëll testin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti