Nga se formohet kisti tek bebja?
Daniela Noem
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Më vjen për çka të ka ndodhur, por është mirë që tashmë të mendosh për shtatzëninë aktuale. Asnjë shtatzëni, nuk ngjan njëri me tjetrën dhe sejcila ka veçoritë e veçanta dhe individuale. Prandaj nuk ke arsye të bësh krahasime apo të mbash mëndjen për keq.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Kam bere nje abort ne muajin e 5 te shtatzanise, si pasoje e nje kisti ne mushkerine e bebes, nga se vjen? Une aktualisht jam shtatzane 1 muajshe dhe kam frike te bej eko, a perseritet kjo gje ne shtatzanine e dyte?