Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Oreksi i dobët në fillim të shtatzënisë

Pershendetje, jam ne javen e 7 te shtatzanise, i kam bere analizat e para mire me kane dale mirepo ende hapa nuk jam duke perdore dhe ende skam qene ne kontrolle te mjekja pas berjes se analizave, ushqimin se ha aq mire, skam oreks a mund te jete keq kjo per bebin dhe mua?

Tuana Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Që shtatzënia të shkojë mbarë deri në fund të saj, meritë ka edhe ndjekja periodike nga mjeku obstetër-gjinekolog. Mbi këtë argumentim, të rekomandoj të kontaktosh me mjekun, i cili do të japë rekomandime të nevojshme.

Rregjimi ushqimor gjatë shtatzënisë, duhet të jetë korrekt dhe i rregullt sepse organimi i saj dhe i bebit ka nevojë edhe për vitamina dhe minerale. Kjo do të thotë që shtatzëna, duhet të marrë sasinë e nevojshme ushqimore qoftë edhe me zorr. Në të kundërt plotsimi mund të bëhet edhe me suplemente. Kujtesë; acidin folik duhet ta fillosh menjëherë dhe ta marrësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti