Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet fetale

Doktoreshe, jam ne javen e 34 te shtatzenise, cdo gje me shtatzenine time shkon mire, por kohet e fundit bebi im leviz me pak sec ka levizur ose me mire leviz por me lehte, ka raste qe leviz dhe me shume, por tani ka filluar te levizi pak me lehte, kur une isha per vizite, mjekja me tha qe bebi ka marre pozicionin e duhur tani. Mos valle ndikon qe bebi eshte ne ate pozicion dhe leviz me lehte dhe dicka me jane shtuar dhe pak sekrecionet vaginale jane te bardha si ne te verdhe. Faleminderit qe degjoni ankesat tona.

Elda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda.

Tashmë tek ty ka ardhur koha kur lëvizjet e fetusit, bëhen gjithnjë e më të lehta për shkak të madhësisë që ai ka arritur por edhe të pozicionit përfundimtar nëse e ka marrë. Megjithatë, vëzhgimi mjeksor nuk duhet të ndërpritet.

Sekrecionet vaginale në shtatzëni, janë pak më të shtuara por nuk ndryshojnë në ngjyrë. Mendoj që një analizë e kulturë të sekrecioneve vaginale, janë të domosdoshme për të patur rrugë të pastra gjatë proçesit të lindjes.

Uroj që lindja të kryhet në term.

/komuniteti