javë pas jave
Përshëndetje Shkendije,
Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore. Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes. Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes. Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda. Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje.
Të uroj një shtatzëni të lehtë dhe bebe të shëndetshme.


Pershendetje e nderuar, une sot e kam perfundu javen e 40 te shtatzanise, sot ishte termini im qe te lind mirepo ende po kam therrje ne vagine sidomos anen e majte dhe barku po me behet shume i forte dhe me vie deri te lukthi nalt pastaj dhe ne lukth po me pengon sun po rri ulur shpesh dhe shpeshhere po me duket sikur kam nevoje me shku me urinu, a jane keto shenja qe lindja po afron?